Akademik Prof. Dr. Floran Vila - Curriculum Vitae
-
Edukimi universitar dhe pasuniversitar
1960 - 1964 |
Fizikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN), Universiteti i Tiranës (UT) |
1981 |
Kandidat i Shkencave. Tema e disertacionit: "Studim mbi shfaqjet e elektricitetit statik në industrinë tekstile dhe mënjanimin e tij me anën e jonizimit të ajrit" |
1986 |
Docent |
1993 |
Doktor i Shkencave |
1994 |
Profesor |
2008 |
Akademik |
-
Dekorime dhe Çmime
Urdhëri Naim Frashëri, Kl. III, (Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSSH, Tiranë, Shqiperi, 1979)
Honor Award, (Balkan Physical Union, BPU 9, Istanbul, Turkey, 2015)
-
Eksperienca profesionale
1964 - 1969 |
Asistent, Katedra e Fizikës, FSHN, UT |
1968 - në vazhdim |
Lektor, Katedra e Fizikës së Përgjithshme, FSHN, UT |
1969 |
Pedagog, Katedra e Fizikës së Përgjithshme, FSHN, UT |
1975 - në vazhdim |
Përgjegjës i grupit kërkimor-shkencor të Elektricitetit Statik |
1975 - 1994 |
Zv. Përgjegjës i Katedrës së Fizikës së Përgjithshme |
1994 - 2012 |
Përgjegjës i Katedrës së Fizikës së Përgjithshme |
1975 - 1986, 1990 - 1994, 1998 - 2002 |
Anëtar i Këshillit Shkencor të FSHN |
1988 - 1992 |
Sekretar Shkencor i Komisionit të Posaçëm të Mbrojtjes së Disertacioneve të Fizikës |
2004 - 2007 |
Anëtar i Këshillit të Autoritetit Atomik Kombëtar |
1994 - në vazhdim |
Profesor, Departamenti i Fizikës, FSHN, UT |
2008 - në vazhdim |
Akademik, Akademia e Shkencave e Shqipërisë |
-
Aktivitete kërkimore-shkencore
1975 - 1985 |
Studimi i shfaqjeve dhe mënjanimit të elektricitetit statik në industri (Industria tekstile, e letrës dhe poligrafi)
Mbrojtje disertacioni: “Studim mbi shfaqjen e elektricitetit statik në industrine tekstile dhe menjanimin e tij me anë të jonizimit të ajrit” (1980)
Udhëheqje disertacioni për kandidat shkence: “Studim mbi mënjanimin e elektricitetit statik në industrinë tekstile me anë të ndryshimit të përcjellshmërisë elektrike të fibrave”
Udheheqje diplome: “Elektriciteti statik dhe eleminimi i tij në industrinë tekstile” (1977)
|
1985 – 1995 |
Studimi i elektrizimit të materialeve jo përcjellëse
Specializim në Shkollën e lartë të Elektricitetit në Paris, (SUPELEC), FRANCE (1986)
Kerkime shkencore në Qëndrën Ndërkombëtare të Fizikës Teorike (ICTP),Trieste, ITALI (1992 - 1994)
Udhëheqje diplome:
- “Elektriciteti statik në industrinë e letrës”, (1991)
- “Elektrizimi i kontaktit”, (1993)
|
1995 - 2000 |
- Shperndarja e ngarkesës dhe e fushave në sistemet e ndryshme elektrostatike
Kërkime shkencore ne Universitetin e Poitiers, FRANCE (1995) dhe në ICTP, Trieste, ITALI, (1997 – 2000)
- “Bazat e elektrostatikës së aplikuar”, (1997)
- Studime në Fizikën e Aplikuar (Gazodinamikë)
Udhëheqje disertacioni: “Studim mbi zbatimet e Gazodinamikës dhe Fizikës bërthamore për vlerësimin e veprimit pa aftësues të municioneve konvencionale dhe bërthamore”
|
1998 – 2004 |
Studimi i përcjellshmërisë elektrike te polimerëve si dhe i influencës së rrezatimit elektronik mbi to
Kërkime shkencore ne Universitetin Teknik të Darmstadtit, GJERMANI (1998 – 2002), si dhe në ICTP, Trieste, ITALI, (2003)
Udhëheqje diplome:
- “Rrezikshmëritë nga ngarkesat elektrostatike dhe vlerësime për to” (1998)
- “Studim i përcjellshmërisë së fletëve të polietilenit te rrezatuara me elektrone”, (1999)
- “Efektet e rrezatimit elektronik mbi polimeret”, (2000)
|
2004 - në vijim |
-
Fizika e Atmosferës
Udhëheqje teze:
- “Studim mbi elektrizimin e atmosferës dhe efekte të tij” (2007)
- “Studim mbi metodikat e matjeve të aerosoleve” (2011)
Udhëheqje doktorature:
- “Studim mbi elementet themelore dhe parametrat e tyre specifike që ndikojne në elektrizimin e atmosferës”, (2010 - 2012)
- “Studim mbi ngarkimin elektrostatik te aerosoleve atmosferike dhe bashkëveprimin jon aerosol” (2012 - në vazhdim)
Udhëheqje diplome
- “Studimi i joneve atmosferikë dhe aerosoleve në zonat rurale rreth qytetit të Shkodrës“, (2011)
- “Vlerësimi i përhapjes së grimcave në zonën rethuese të një fabrike çimentoje“ (2013)
- “Ndërtimi dhe studimi i dhomës eksperimentale për matjen e qëndrueshmërisë së parametrave fizikë temperaturë dhe lagështi” (2018)
-
Përcjellshmëria elektrike e polimerëve
Udhëheqje doktorature
- “Studim mbi elektrizimin e polimerëve“ (2019)
Udhëheqje diplome
- “Influenca dhe përdorimi i rrezatimit elektronik në përcaktimin e rezistencës elektrike specifike të polimereve”, (2004)
- “Influenca e temperaturës në rezistencën elektrike specifike të polimerëve”, (2010)
-
Didaktika e Fizikës
Udhëheqje doktorature
- “Studime teoriko-eksperimentale mbi trajtimin e fizikës në shkollën e mesme“ (2012 - në vazhdim)
Udhëheqje diplome:
- “Relacioni i Hajzenbergut, komente dhe aplikime”, (2009)
- “Evolucioni i pikëpamjeve mbi natyrën dualiste të dritës”, (2009)
- “Modelet e ndërtimit të atomit”, (2010)
- “Dualizmi valor – korpuskular“ (2013)
- “Nivelet energjitikë të atomit“ (2014)
- “Nivelet energjitikë dhe spektrat molekularë“ (2015)
- “Rrezatimi X dhe aplikime të tij“ (2016)
- “Evolucioni i pikëpamjeve dualiste mbi dritën dhe lëndën“ (2017)
- “Momenti i i impulsit,
evolucioni dhe roli i tij në Fizikë”(2018)
- "Cilësitë korpuskulare të rrezatimit elektromagnetik" (2019)
|
-
Aktivitete kërkimore-shkencore jashtë vendit
1986 |
Francë |
Specializim në Shkollen e Lartë të Elektricitetit në Paris (SUPELEC), për elektricitetin statik në materialet jo përcjellëse, (Modifikimi i sipërfaqeve jo përcjellëse nën veprimin e shkarkesës kurorë).
Udhëheqës: Prof. Dr. Maks GOLDMAN, Prof. Dr. Roland COELHO
|
1992 |
Itali |
Ftuar nga Prof. Dr. Mohamed Abdus SALAM, ICTP, Trieste,
(post doc.), për studimin e karakteristikave elektrike të materialeve jo përcjellëse
|
1994 |
Itali |
Ftuar nga Prof. Dr. Luigi BERTOCHI, ICTP, Trieste,
(post doc. ), për studimin e karakteristikave elektrike të materialeve jo përcjellëse
|
1995 |
Francë |
Ftuar nga Prof. Dr. Gerard TOUCHARD, Universiteti i Poitiers (Laboratori i Fizikës dhe Mekanikës së Fluideve),
me statusin e Profesorit të ftuar, për studimin e shpërndarjes së ngarkesave dhe fushave në sistemet e ndryshme elektrostatike, dhe referim në seminaret kerkimore shkencore
|
1996 |
Francë |
Ftuar nga Prof. Dr. Gerard TOUCHARD, Universiteti i Poitiers,
ne kuadrin e Programit TEMPUS, për aspekte reformuese dhe modernizuese të procesit mësimor
|
1997 |
Itali |
Ftuar nga Prof. Dr. Miguel VIRASORO, ICTP, Trieste,
(post doc.), për studimin e densitetit kritik të ngarkesave në materialet jo përcjellëse
|
1998 |
Gjermani |
Ftuar nga Prof. Dr. Gerhard M. SESSLER, Universiteti Teknik i Darmstadtit
për studimin e karakteristikave elektrike të polietilenit te rrezatuar me elektrone (Projekt DAAD)
|
2000 |
Itali |
Ftuar nga Prof. Dr. Miguel VIRASORO, ICTP, Trieste,
(post.doc.), për studimin e teorisë së përgjithshme të densitetit kritik të ngarkesave
|
2002 |
Gjermani |
Ftuar nga Prof. Dr. Gerhard M. SESSLER, Universiteti i Teknik i Darmstadtit,
për studimin e përcjellshmërise elektrike specifike të materialeve polimere (Projekt DAAD)
|
2003 |
Itali |
Ftuar nga Prof. Dr. Vladimir KRAVTSOV, ICTP, Trieste,
(post.doc), për studimin teorik të përcjellshmërisë elektrike të polimereve
|
2004 |
Gjermani |
Ftuar nga Prof. Dr. Rudolf FAILE, Universiteti Teknik i Darmstadtit,
në kuadrin e Programit TEMPUS, për ngritjen e nivelit të njohurive shkencore dhe praktike për modernizimin e kurikulave që lidhen me Fizikën e Përgjithshme dhe Eksperimentale, në përputhje me objektivat e Kartës së BOLONJËS
|
2008 - 2009 |
Gjermani |
Ftuar nga Prof. Dr. Gerhard M. SESSLER, Universiteti Teknik i Darmstadtit,
për studimin e influences së temperaturës dhe të shkarkesë kurorë në përcjellshmërinë elektrike të tipeve të ndryshme të polietilenit (Projekt DAAD)
|
-
Bibliografia
Lista e plotë e punimeve shkencore ndodhet këtu.
-
Projekte
-
Referate
-
Kontributet në procesin mësimor
Kam dhënë leksione në ciklin e pare, të dytë dhe të tretë universitar, në lëndët: Mekanika, Elektromagnetizmi, Fizika Moderne, Probleme të Fizikës Moderne, Bazat e Optikës, Plotësime të Fizikës, Metoda të Zgjidhjes së Problemave të Fizikës.
Cikli I universitar (Bachelor), lëndët: Fizika e Përgjithshme, Fizika Moderne
Cikli II universitar (Master), lëndët: Bazat e Optikës, Plotësime të Fizikës, Probleme të Fizikës Moderne, Metoda zgjidhjeje të problemave të Fizikës
Cikli III (shkolla pasuniversitare), lëndët: Fizika e Atmosferës, Plotësime të Fizikës
Përditësimi i fundit: 13 korrik 2017
Kontakti
Akademik Prof. Dr. Floran Vila
Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Departamenti i Fizikës
Bulevardi Zogu i Parë
Tiranë
|
|